BOTA /

"Veprim i jashtëzakonshëm”, shefi i NATO-s, Rutte mesazh Trumpit: Në Iran bëre atë që askush tjetër nuk guxoi

Në të, Rutte, përgëzon Trumpin për “veprimin vendimtar në Iran” që ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”.

Shkruar nga Versus

"Veprim i jashtëzakonshëm”, shefi i NATO-s, Rutte mesazh

Gjatë rrugës për në Hagë, presidenti amerikan Donald Trump ka postuar atë që pretendon të jetë një mesazh me tekst nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Nuk dihet se në cilin aplikacion i është dërguar mesazhi Trumpit, në telefonin e tij.

Në të, Rutte, përgëzon Trumpin për “veprimin vendimtar në Iran” që ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”.

Kontakti më pas vazhdon të thotë se Trump po “fluturon drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë” dhe shton:

“Nuk ishte e lehtë, por i kemi siguruar të gjithë për 5 përqindëshin!”

“Donald, na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën. Do të arrish diçka që ASNJË president amerikan nuk mund ta bënte dot në dekada.”

 

Tags:

trump nato

Poll