BOTA /

VIDEO/ Sulm ushtarak me dronë drejt Izraelit, Hezbollahu i zotuar për hakmarrje

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Sulm ushtarak me dronë drejt Izraelit, Hezbollahu i zotuar për
Foto ilustruese e sulmit

Një grup i armatosur libanez i Hezbollah njoftoi se kishte nisur një seri sulmesh me dronë kundër objektivave ushtarakë, ditën e sotme në Galile, në veri të Izraelit.
Një burim nga organizata tha se ata lëshuan dronët drejt selisë së brigadës Golani në përgjigje të vrasjes së mbrëmshme të një komandanti të njësisë speciale të Hezbollahut Radwan.

Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Dje, IDF njoftoi se kishte vrarë Ali Jawad, një komandant Radwan, në një sulm ajror në një fshat në Libanin jugor. Sipas ushtrisë izraelite, sulmi i Jawad është "dëm i rëndësishëm për aftësinë e Hezbollahut për të promovuar dhe kryer operacione terroriste nga Libani jugor kundër pjesës së pasme izraelite në kufirin verior".

Përveç Ali Jawad, Hezbollahu është zotuar të hakmerret edhe për vdekjen e komandantit të tij Fouad Shukr në Bejrut, duke ngritur shqetësime se një përshkallëzim i madh mund të çojë në një konflikt të gjithanshëm në rajon.

Rikujtojmë se sulme të tjera kundrejt Izraelit janë zotuar të bëhen edhe pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismaïl Haniyeh në mënyrë tragjike në rezidencën e tij në Teheran, sulm që dyshon të ketë autorë izraelitët.

/ Versus.al

Poll