BOTA /

VIDEO/ Alarmohet sërish Turqia, tërmeti i fortë "shkund" vendin, banorët: Dëgjuam një tingull rrëqethës

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Alarmohet sërish Turqia, tërmeti i fortë

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi provincën lindore të Malatya të Turqisë në orën 10:46 të mëngjesit me orën lokale, me epiqendrën e vendosur në rrethin Kale.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme, megjithëse autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë situatën.

Ekipet e reagimit emergjent janë dërguar në zonë për të ofruar ndihmë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së pasgoditjeve.

 

Mediat turke raportojnë se tërmeti u ndje në shumë krahina dhe zgjati për një kohë të gjatë.

Ndërsa eksperti turk i tërmeteve Naci Gorur është shprehur se lëkundjet e sotme janë ndoshta si rezultat i transferimit të tërmeteve të 6 shkurtit në këtë çarje.

Eksperti shtoi se nuk ka vend për tu shqetësuar.

Sipas mediave turke ka pasur vetëm dëmtime materiale, ku disa nga banesat kanë pësuar ccarje për shkak të lëkundjeve të forta.

Tërmeti është ndjerë në shumë provinca, veçanërisht në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror dhe banorët shprehen se tingulli që erdhi para tërmetit të dhunshëm ishte rrëqethës.

VIDEO/ Alarmohet sërish Turqia, tërmeti i fortë

VIDEO/ Alarmohet sërish Turqia, tërmeti i fortë /Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: