Elon Musk ka shpërndarë në rrjetin e tij social X disa pamje të planetit Mars. Ai ka shkruar në postimin e tij: “Ky është Marsi! 140 milionë milje larg!” Ky publikim vjen si një pjesë e angazhimit të tij për të promovuar planet e tij për zhvendosjen në Mars.
— Elon Musk (@elonmusk) March 24, 2025
Musk ka qenë gjithmonë një mbështetës i fortë i ideve për të dërguar njerëz në Mars dhe ka theksuar se e ardhmja e njerëzimit është e lidhur me mundësinë për të jetuar në planetë të tjerë. Së fundmi, ai ka theksuar se “Jeta në Tokë ose do të bëhet shumëplanete, ose do të zhduket.” /Versus.al/








