Autoritetet britanike janë alarmuar pasi një cisternë dhe një anije mallrash u përplasën në brigjet e East Yorkshire, duke shkaktuar një zjarr që mund të shihet nga shumë milje detare larg.
Në të njëjtën kohë, po shprehet frikë për një rrjedhje të madhe karburanti në det.
Deri më tani “32 viktima janë nxjerrë në breg, ndërsa ka edhe të zhdukur”.
Nuk dihet gjendja e tyre. Sipas BBC, të gjithë anëtarët e ekuipazhit të Stena Immaculate janë të sigurt.
Për momentin nuk dihen shkaqet e konfliktit. Hetuesit kanë mbërritur tashmë në Grimsby dhe po mbledhin prova për atë që ka ndodhur.
Një zëdhënës i Degës së Hetimit të Aksidenteve Detare tha:
“Dega e Hetimit të Aksidenteve Detare ka vendosur një ekip në Grimsby pas përplasjes së anijes protugeze së kontejnerëve, Solong dhe cisternës së naftës të regjistruar në SHBA, Stena Immaculate, e cila u përplas në Detin e Veriut mëngjesin e sotëm. Ekipi ynë i inspektorëve dhe stafi mbështetës po mbledh prova dhe po kryen një vlerësim paraprak të aksidentit për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.
Sipas një video të postuar nga Marine Traffic, STENA IMMACULATE po lundronte në breg kur ësht% përplasur me kontejneren portugeze që po vinte nga veriu. /Versus.al







