POLITIKË /

'PS, pa program'/ Viktor Tushaj: Rama erdhi me tallava e ofendime, ne bëmë diferencën me seriozitetin në fushatë

Kandidati i PD në 'Kafe shqeto', shprehet se gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë, Edi Rama ka lehtësuar fushatën e tyre.

Shkruar nga Versus
'PS, pa program'/ Viktor Tushaj: Rama erdhi me tallava e ofendime, ne
Viktor Tushaj

Teksa na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati për deputet në listën e hapur të qarkut të Lezhës, Viktor Tushaj ka komentuar fushatën dhe programin e Partisë Socialiste.

Sipas tij, PS nuk ka patur një program për shqiptarët. Kandidati i PD në 'Kafe shqeto', shprehet se gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë, Edi Rama ka lehtësuar fushatën e tyre. Tushaj deklaroi se kryeministri ka përdorur një gjuhë denigruese nëpër takimet elektorale, ndërsa opozita e ka marrë më me seriozitet dhe kjo bën diferencën për të.

Viktor Tushaj: Duhet të jetë një parti që edhe nëse nuk vjen me një program, duhet të vijë me një bilanc, ku e kam lënë unë Shqipërinë dhe çfarë do të bëj në të ardhmen. Ata vijnë në një fushatë tallavaje, me ofendime me bullizim pa asnjë lloj programi, na i ka lehtësuar fushatën tonë. Të vjen keq kur kryeministri iu flet me atë gjuhë qytetarëve, kryeministri është figura simbolike, duhet të ishte figura për tu marrë model nga familjet shqiptare. Kur ai flet me atë gjuhë ‘çyryk’ ktej, 'autik' andej, të vjen keq që kryeministri shqiptar ka degraduar në atë deregje. Serioziteti me të cilin ne e kemi marrë fushatë bën diferencën. Për rezultatet e mandateve ne e kemi një numër dhe është i bazuar, patjetër që Lezha duhet të ketë një rezultat 5:2. Pas katër viteve, patjetër që numrat janë rritur dhe do të ketë një rezultat më të lartë nga viti 2021.

Kandidati i koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” theksoi sërisht edhe rezulatin që pritet të marin në këto zgjedhje ku nga 7 mandate që ka gjithsej Lezha, Tushaj u shpreh se 5 do t’i marrë opozita./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: