BOTA /

VIDEO/ Një i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Danimarkë, plagoset polici dhe autori

Policia është kundërpërgjigjur ndaj zjarrit, duke plagosur rëndë personin e armatosur, i cili është transportuar në spital.

Shkruar nga Versus

VIDEO/  Një i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në

Një person ka humbur jetën dhe një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një përplasjeje me armë zjarri në qytetin Nørresundby, në veri të Danimarkës.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë industriale, ku policia ishte njoftuar për një ndërtesë të përfshirë nga zjarri. Sipas autoriteteve, sapo efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, janë përballur me të shtëna armësh.

Policia është kundërpërgjigjur ndaj zjarrit, duke plagosur rëndë personin e armatosur, i cili është transportuar në spital.

“Ky person u dërgua në spital dhe është plagosur rëndë”, njoftuan autoritetet daneze.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një civil, ndërsa një oficer policie u godit nga plumbat dhe u plagos. Sipas policisë, efektivi ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e personit të armatosur./Versus.al

Poll