AKTUALITET /

Tronditet Saranda, atentat me armë zjarri 50-vjeçarit me precedentë penalë. Thimjo Rubatin e qëlluan dy persona të maskuar

Thimjo Rubati njihet si person me precedentë të shumtë penalë, për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, i skeduar për trafik mjetesh motorike.

Shkruar nga Versus

Tronditet Saranda, atentat me armë zjarri 50-vjeçarit me

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Sarandës. Objektiv i sulmit ka qenë Thimjo (Andrea) Rubati, i cili ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ku dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Rubatit.

Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë, duke humbur gjurmët në drejtim të paditur.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr trajtim mjekësor. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime bëjnë me dije se Thimjo Rubati është një person me precedentë penalë, i njohur nga autoritetet për vepra që lidhen me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën, armëmbajtjen pa leje dhe trafikimin e mjeteve motorike.

Po ashtu ka dy identitete pasi njihet edhe si Sandri Rubati. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të atentatit, përcaktimin e motivit dhe identifikimin e personave të përfshirë në sulm./Versus.al

Poll