Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 goditi sot afër Stambollit , njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), një nga lëkundjet më të forta që ka tronditur metropolin me 16 milionë banorë në vitet e fundit.
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:49 (me orën lokale), ishte në rajonin e Silibria, afërsisht 80 kilometra në perëndim të Stambollit.
Thellësia e saj fokale ishte 6.92 kilometra, vuri në dukje AFAD.
Stacioni televiziv TGRT raportoi se një person u plagos pasi u hodh nga një ballkoni në momentin e tërmetit.
AFAD paralajmëroi banorët e zonës që të shmangin hyrjen në ndërtesat e dëmtuara. S
Momentet e para të tërmetit
Tërmeti ka qenë i fortë dhe ka krijuar panik tek banorët. Siç shihet në videot që qarkullojnë në internet, njerëzit përpiqen të dalin nga banesat e tyre ndërsa ata që ecnin në rrugë fillojnë të vrapojnë. /Versus.al
Aftermath of earthquake in Istanbul, Turkey #deprem #earthquake pic.twitter.com/RGeGCTj58m
— Doug Barnard (@doug_barnard) April 23, 2025
Shumë video kanë regjistruar momente brenda shtëpive dhe dyqaneve.
WILD FOOTAGE ????
— Open Source Intel (@Osint613) April 23, 2025
The Sea of Marmara during the 6.2 magnitude earthquake in Istanbul, Turkey moments ago ???????? https://t.co/VlAZZOBARc pic.twitter.com/EoAj8UB5Ea
???????? Turkey's largest city Istanbul has been hit with a powerful magnitude 6.2 earthquake on its outskirts.
— Remix News & Views (@RMXnews) April 23, 2025
Other neighboring countries, including Bulgaria, Greece, and Romania, have also been hit. pic.twitter.com/BkNpfVHvrN








