Miqësia e Donald Trump me Elon Musk duket se po shtohet gjithnjë e më shumë.
Njeriu më i pasur në botë ishte një nga mbështetësit më të zjarrtë të kandidatit republikan, ku ky i fundit e shpërbleu me një ministri të efikasitetit të qeverisë dhe tani ata këndojnë së bashku.
Vieë this post on Instagram
Presidenti i zgjedhur dhe Musk u panë të mërkurën duke kënduar këngën klasike patriotike "God Bless America" (Zoti e bekoftë Amerikën) në një festë në Mar-a-Lago, Florida, me një detaj, siç shkruan Daily Mail: Musk duket se nuk i di fjalët e këngës.
Atyre iu bashkua këngëtari i operës Chris Mazio.
Më herët të mërkurën, (13 nëntor) Trump ishte në Uashington ku u takua me Presidentin në largim Joe Biden në takimin zyrtar. Në vitin 2020 kur Trump nuk u zgjodh si president nga votuesit amerikan ai nuk pranoi të takonte Bidenin që sapo ishte zgjedhur të drejtonte një nga shtetet më të fuqishme në botë./Versus.al








