BOTA /

VIDEO/ Sekretari i Mbrojtjes së SHBA ngatërron Teheranin me Tiranën: Avionët B-2 hynë dhe goditën

Menjëherë pas ngatërresës, zyrtari i lartë e ka korrigjuar veten.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Sekretari i Mbrojtjes së SHBA ngatërron Teheranin me
Pete Hegseth

Pas sulmit që SHBA lëshoi kundrejt aseteve bërthamore të Iranit të shtunën, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Pete Hegseth foli për mediat duke dhënë detaje mbi operacionin.

Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është një ngatërrese e vogël e tij. Në momentin që po fliste për avionin B-2 që goditën asetet bërthamore, duke dashur t’i referohet kryeqytetit Iranian Teheranit, ai përmendi Tiranën. Ngatërresa u korrigjua shpejt prej tij.

"Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë...më falni Teheran”- u shpreh Hegseth. Versus.al

 

Poll