
Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një festival ushqimor në Seattle, SHBA.
Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një person të dyshuar për ngjarjen, ndërsa po kërkon të paktën një tjetër të dyshuar që dyshohet se mund të jetë i përfshirë në të shtënat.
Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi gjatë zhvillimit të festivalit, ku ndodheshin shumë qytetarë. Pas raportimeve për të shtëna, forcat e policisë ndërhynë menjëherë dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Ende nuk janë bërë publike identitetet e viktimave dhe personave të dyshuar, ndërsa hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin e sulmit dhe dinamikën e ngjarjes.
Policia e Seattle vijon kërkimet për personin tjetër të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për rastin të bashkëpunojnë me autoritetet./Versus.al

