AKTUALITET /

“Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët protestojnë në ditën e 58-të kundër qeverisë

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë me pankarta dhe parulla kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Shkruar nga Versus

“Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët protestojnë në

Sot është dita e 58 e revoltës qytetare, ku pas protestës së zhvilluar paradite para Kuvendit, sërish qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë me pankarta dhe parulla kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore..

“Sot është dita e 58-të e qëndresës sonë. E nisëm si në çdo seancë parlamentare, duke parë se si ishte rrethuar “nusja” dhe shtetrrethimi, se po xhirohej filmi atje te Parlamenti sot. Dhe sa të trembur ishin nga vezët tona, sa kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga të gjitha rrethet”, tha një nga aktivistët./Versus.al

Poll