MAGAZINË /

"Do të na dhembë", letra e Mbappe pas dështimit në Botëror: Nuk kemi mbaruar ende

Francezët u renditën të katërtit në këtë Kupë Bote.

Shkruar nga Versus

"Do të na dhembë", letra e Mbappe pas dështimit në

Një letër e hapur nga kapiteni i ekipit, Kylian Mbappé, drejtuar tifozëve të kombëtares franceze, u publikua këtë të hënë nga disa media në Francë. Ylli i "Gjelave" tha se e pranon me kënaqësi trofeun e golashënuesit më të mirë, por se do ishte akoma më bukur nëse do shoqërohej me trofeun. 

“Ndoshta ju detyroheshim një fund më të mirë, por jo gjithmonë e zgjedhim dot se si përfundon një histori. Ajo çfarë mund të zgjedhim, është ajo që japim nga vetja. Dhe ne dhamë gjithçka. Kjo është arsyeja pse jemi krenarë,” shton sulmuesi francez, i cili thekson gjithashtu: “E pranoj me krenari titullin e golashënuesit më të mirë, por do të ishte shumë më e bukur nëse do të shoqërohej me trofeun. Kjo Kupë Bote ka mbaruar, por historia vazhdon. Do të ketë ndeshje të tjera, net të tjera vere apo dimri ku do të gjendemi sërish të gjithë bashkë përpara të njëjtës lojë, me të njëjtën dëshirë të pashuar. Nuk kemi mbaruar ende së luajturi bashkë. Faleminderit për gjithçka,” përfundon Kylian Mbappé në letrën e tij. Versus.al

"Do të na dhembë", letra e Mbappe pas dështimit në

 

Poll