AKTUALITET /

Tentoi të rrëmbejë një vajzë nga Nepali në pikën e Qafë Botës, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

I arrestuari është Mariglen Kondi, banues në Tepelenë, i cili u kap gjatë një operacioni të zhvilluar mesditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit.

Shkruar nga Versus

Tentoi të rrëmbejë një vajzë nga Nepali në

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një vajze nga Nepali pranë doganës së Qafë Botës.

I arrestuari është Mariglen Kondi, banues në Tepelenë, i cili u kap gjatë një operacioni të zhvilluar mesditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit.

Ngjarja për të cilën dyshohet Kondi ka ndodhur më 2 korrik, rreth orës 18:53, në aksin rrugor Konispol–Qafë Botë, në vendin e quajtur “Postbllok”.

Sipas hetimeve, 30-vjeçari dyshohet se ka tentuar disa herë ta fusë me forcë në automjet vajzën nga Nepali. Ajo ka mundur të shpëtojë duke u larguar me vrap dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.

Autoritetet kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe pas disa ditësh kërkime kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Nga verifikimet rezulton se Kondi ka precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2020 ai është arrestuar për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”, në bashkëpunim, ndërsa më pas ishte lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe ai ka shkelur masën e sigurisë dhe në vitin 2021 është arrestuar sërish për vjedhjen e disa kamionçinave në Lushnjë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe për zbardhjen e rrethanave të tjera të ngjarjes./Versus.al

Poll