POLITIKË /

“A refuzove të firmosje marrëveshjen e huasë me SHBA?”, ish-ministri i Mbrojtjes i përgjigjet pyetjes së gazetarit

Shkruar nga Versus

“A refuzove të firmosje marrëveshjen e huasë me

Deputeti Pirro Vengu dhe gazetari Bledian Koka u përfshinë në një debat lidhur me marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila u ratifikua këtë të hënë nga Kuvendi i Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Vengu u pyet nga gazetari Bledian Koka nëse, gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Mbrojtjes, kishte refuzuar të firmoste marrëveshjen.

Vengu e mohoi kategorikisht një pretendim të tillë, duke theksuar se kishte qenë i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e negocimit.

“Unë jam i përfshirë vetë në negocimin e asaj marrëveshjeje dhe jam shumë krenar që Shqipëria bën një investim të tillë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Koka ngriti pikëpyetje mbi kohëzgjatjen e negociatave, duke pyetur pse marrëveshjes iu deshën dy vite për t’u negociuar dhe nëse kishte pasur pengesa gjatë procesit.

Vengu sqaroi se procedurat për negociimin dhe blerjen e armatimeve kërkojnë kohë dhe janë pjesë e cikleve normale të procesit.

I pyetur sërish nëse kishte refuzuar ta firmoste marrëveshjen, ai u përgjigj:

“Jo, absolutisht. Kam qenë pjesë e ekipit që ka konfirmuar zyrtarisht nevojën, dëshirën dhe që ka iniciuar negociatat.”

Debati u zhvillua pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, e cila synon financimin e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe modernizimin e Forcave të Armatosura./Versus.al

Poll