POLITIKË /

Zjarret masive në Francë e Spanjë, Rama: Jemi gati t'i ndihmojmë siç kemi bërë çdo vit

Rama tha se gjendja në shtetet evropiane paraqitet tejet e rënduar.

Shkruar nga Versus

Zjarret masive në Francë e Spanjë, Rama: Jemi gati t'i

Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin ndaj forcave zjarrfikëse të Spanjës dhe Francës që po përballen me zjarret masive si pasojë e temperaturave të larta.

Rama shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmë për Spanjën e Francën për shuarjen e zjarreve.

“Dua që edhe me lejen tuaj nga kjo sallë t’ju përcjell një shprehje solidariteti të gjithë kolegëve tuaj në Francë e Spanjë. Ne e kemi bërë edhe në të shkuarën falë jush dhe jemi gati ta bëjmë përsëri nëse na kërkohet, të japim ndihmën tonë modeste dhe të përgjigjemi në rast se na kërkohet siç jemi përgjigjur edhe vjet edhe parvjet edhe më parë kur fqinjët tanë kanë qenë në hall të madh. Dhe siç na janë përgjigjur miqtë evropianë kur ne kemi qenë në hall. Zjarri nuk njeh kufij, por edhe solidariteti i njerëzve që luftojnë kundër zjarrit nuk njeh kufij”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll