POLITIKË /

Kredia e qeverisë prej 302 mln $, Shehaj merr dokumentin dhe ikën me vrap

Njëra prej punonjëseve u përpoq ta ndalte, por nuk ia arriti.

Shkruar nga Versus

Kredia e qeverisë prej 302 mln $, Shehaj merr dokumentin dhe ikën me

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka marrë nga sekretaria e Kuvendit marrëveshjen e huasë nga SHBA për 302 milionë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Socialistët votuan kalimin e marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar, por deputetët e opozitës u ankuan se nuk kishin asnjë lloj informacioni mbi detajet e dokumentit.

Në këto kushte, Shehaj ka shkuar personalisht në sekretarinë e Kuvendit dhe ka marrë dokumentin duke u larguar me vrap. Versus.al

Poll