Live Updates /

Kuvendi në seancën e fundit plenare, mijëra qytetarë protestojnë e përplasen me policinë! Arrestohet Arben Kola

*Sot në Kuvend mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Duke qenë se qytetarët kishin paralajmëruar protestë, forca të shumta policie blinduan çdo hyrje të Kuvendit. *Protestuesit u zhvendosën tek ministria e Brendshme, por gjatë marshimit pati përplasje me policinë. Për pasojë, u arrestua Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës. *Në Kuvend vijon seanca plenare me diskutimin e marrëveshjes për marrjen e kredisë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot në Kuvend mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Duke qenë se qytetarët kishin paralajmëruar protestë, forca të shumta policie blinduan çdo hyrje të Kuvendit. *Protestuesit u zhvendosën tek ministria e Brendshme, por gjatë marshimit pati përplasje me policinë. Për pasojë, u arrestua Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës. *Në Kuvend vijon seanca plenare me diskutimin e marrëveshjes për marrjen e kredisë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA.

4 Postime
2 ORE ME PARE

302 mln $ kredi për pajisje ushtarake, Balla: Sorrat e korbat të bërtasin! Bardhi: Zgjodhët inceneratorët në vend të NATO-s

Kuvendi në seancën e fundit plenare, mijëra qytetarë
Gazment Bardhi, Taulant Balla

Sot socialistët miratuan me shumicë votash kalimin me procedurë të përshpejtuar të një marrëveshje për marrjen e kredisë 302 milionë dollarë nga SHBA për të blerë pajisje ushtarake. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kjo është një nevojë urgjente, ndërsa ironizoi edhe protestuesit dhe demokratët.

“Kemi propozuar shqyrtrimin me procedurë të përshpejtuar sepse është nevojë urgjente që Shqipëria të përfitojë sa më shpejt të jetë e mundur nga kjo marrëveshje dhe të fillojë disbursimi i fondeve të vëna në dispozicion. Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin, shqiponja bashkë me flamingot do të vazhdojnë të punojnë për Shqipërinë”- tha Balla.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se nëse qeveria kishte patur 14 vite në dispozicion për të përmbushur detyrimet që i caktohen si vend anëtar i NATO-s, por zgjodhi të jepte para për inceneratorët.

“Paaftësia dhe mungesa e vizionit të qeverisë që e çuan Shqipërinë deri në pikën që të rrezikonte anëtarësimin në NATO sepse nuk kishte përmbushur shpenzimet e mbrojtjes, nuk ëhstë kurrë urgjencë. E ka emrin paaftësi e mungesë vizioni. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes në shkelje të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s ndërkohë që Edi Rama mburret publikisht për të kundërteën duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim atë që në fakt do duhet të kishte bërë prej kohësh.

Shqipëria ka patur të gjitha mundësitë që përgjatë 14 viteve ta përmbushte vetë këtë detyrim, por në vend të NATO-s zgjodhët inceneratorët që nuk ekzistojnë. Nëse 300 milionë dollarë nuk do ishin vjedhur nga Rama bashkë me Zoton e Mërtirin për inceneratorë që nuk ekzistojnë, por do ishin investuar për sigurinë kombëtare, nuk do kishim nevojë të merrnim një hua të tillë”- u shpreh Bardhi mes të tjerash pavarësisht se nënvizoi se PD është pro marrëveshjeve të tilla me SHBA-të. Versus.al

2 ORE ME PARE

4 efektivë e mbajnë nga krahët e këmbët, arrestohet Arben Kola, njëri prej organizatorëve të protestës

Kuvendi në seancën e fundit plenare, mijëra qytetarë
Momenti i arrestimit të Arben Kolës

Policia ka nisur me arrestimet gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Disa efektivë policie i kanë vënë prangat dhe kanë marrë zvarrë, Arben Kolën, njërin prej organizatorëve të protestës që zgjat prej më shumë se dy muajsh me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Kola po drejtonte grupin e protestuesve në momentin që u shoqërua me forcë nga policia. Versus.al

4 ORE ME PARE

Policët rreshtohen për të mbrojtur deputetët, bllokohet çdo hyrje drejt Kuvendit

Kuvendi në seancën e fundit plenare, mijëra qytetarë
Foto nga hyrjet drejt Kuvendit

Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjitha hyrjet drejt Kuvendit me gardh metalik. E gjithë zona është blinduar me qëllim që protestuesit të mos arrijnë të sulmojnë ligjvënësit që shkojnë sot për të marrë pjesë në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Në gatishmëri janë edhe autobotet e ujit të cilat herën e kaluar hodhën drejt protestuesve një substancë irrituese për lëkurën me qëllim që të shpërndanin turmën.

Në krahasim me seancën e kaluar, masat e sigurisë të ndërmarra janë edhe më të rrepta. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

Sot seanca e fundit plenare, protestuesit mblidhen sërish para Kuvendit

Kuvendi në seancën e fundit plenare, mijëra qytetarë

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare që pritet të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Seanca nis në orën 10:00 me miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar të 23 korrikut ku u miratua raporti i PS përsa i takon Reformës Territoriale.

Ndërsa pas miratimit të procesverbalit, do të votohet projektvendimi për një ndryshim sa i takon caktimit të anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme.

Njëjtë si në seancën e kaluar, edhe këtë herë qytetarët kanë njoftuar një protestë para Kuvendit ku të gjithë do të mblidhen pas marshimit nga sheshi Skënderbej.

Gjatë seancës së kaluar, një grup i madh protestuesish qëlluan me vezë makinat e ligjvëësve dhe ministrave duke kërkuar shkrirjen e parlamentit me arsyetimin se deputetët që ndodhen aty, nuk përfaqësojnë më qytetarët. Policia ka marrë masa të rrepta sigurie njëjtë si në protestën e kaluar ku u përdor gaz lotsjellës e ujë me piper për të shpërndarë protestuesit. Versus.al

Poll