
Kuvendi po shqyrton e vetme, me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, marrëveshjen e huasë me SHBA-të për financimin e pajisjeve ushtarake
Vendimi u miratua këtë të hënë vetëm me votat e mazhorancës socialiste.
Me 74 vota pro, deputetët e shumicës miratuan zhvillimin e seancës së mbyllur për diskutimin e projektligjit, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sqaroi se seanca do të jetë e mbyllur vetëm gjatë diskutimeve për marrëveshjen, ndërsa votimi i projektligjit do të zhvillohet në një seancë të hapur.
Vendimi u kundërshtua nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili ishte i vetmi përfaqësues i opozitës parlamentare në sallë, së bashku me deputetin Erald Kapri. Shehaj shprehu kundërshtimin e tij ndaj zhvillimit të diskutimeve pa praninë e mediave.
Ndërkohë, Partia Demokratike bojkotoi seancën. Demokratët deklaruan se janë në favor të marrëveshjes me SHBA-në për financimin e pajisjeve ushtarake, por kundërshtojnë procedurën e ndjekur nga mazhoranca për shqyrtimin e saj.
Marrëveshja pritet të hidhet në votim pas përfundimit të diskutimeve, me seancën që do të rihapet për publikun vetëm në momentin e miratimit të projektligjit./Versus.al

