
Në protestën e sotme para Kuvendit, një prej pjesëmarrësve që ra pre e dhunës në përplasjen me policinë ishte dhe artisti i njohur për pikturat e patriotëve shqiptarë, Bledar Çakalli.
Lajmin e kanë shpërndarë në rrjetet sociale miqtë e tij, mes të cilëve dhe gazetari Marin Mema i cili shkruan se “përmes artit të tij, Bledi ka dëshmuar gjithmonë historinë”.
“Kudo ka lenë emrin e mirë, me dashurinë e madhe për Kombin”, shkruan Marin Mema, ndërsa këtij mendimi i është bashkangjitur dhe këngëtarja e njohur e muzikës, Aurela Gaçe.
"E kam njohur Bledin nëpërmjet artit të tij. Djalë shumë korrekt e me norma, me komunikim te pastër e i respektueshëm”, shkruan Aurela Gaçe./Versus.al
View this post on Instagram

