AKTUALITET /

54-vjeçari shkon me armë në spital, por i shkrepet pas rënies në tokë. Shpallet në kërkim djali i tij

Sipas policisë, gjatë qëndrimit në spital, nga çanta e krahut që mbante me vete i ka rënë një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.

Shkruar nga Versus

54-vjeçari shkon me armë në spital, por i shkrepet pas

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka hyrë i armatosur në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas policisë, gjatë qëndrimit në spital, nga çanta e krahut që mbante me vete i ka rënë një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.

Pas ngjarjes, hetuesit dyshojnë se djali i tij, 18 vjeç, ka fshehur armën me qëllim pengimin e zbardhjes së plotë të rrethanave. Për këtë arsye, i riu është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Në hetim është përfshirë edhe një punonjës i Spitalit të Lezhës, me detyrë në sektorin e IT-së. Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me incidentin.

Policia bën me dije se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e përgjegjësive të personave të përfshirë./Versus.al

 

 

Poll