
Një incident ndodhi ditën e sotme në Kuvend ku kreu i “Partisë Mundësia”, Agron Shehaj, mori një dokument të klasifikuar si sekret, që lidhet me marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe u largua nga ambientet e institucionit.
Në pamjet e siguruara, shihet momenti kur Shehaj largohet me vrap, ndërsa ndiqet nga një punonjëse e Kuvendit.
Gjatë ndjekjes, për shkak të nxitimit, punonjësja humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në shkallë.
Në ndihmë të saj kanë shkuar fillimisht punonjësit e Gardës së Republikës, ndërsa në ato momente Shehaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes./Versus.al

