AKTUALITET /

VIDEO/ Deputeti mbylli deklaratën për mediat dhe u largua nga Kuvendi, protestuesit i "zënë pritë" dhe qëllojnë me vezë makinën

Fill pas deklaratës për mediat, ku ai mbrojti procedurën e ndjekur për miratimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake, deputeti u largua nga Kuvendi me automjetin e tij.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Deputeti mbylli deklaratën për mediat dhe u largua nga Kuvendi,

Pas mbylljes së seancës së fundit të Kuvendit për këtë legjislacion, ku u miratua marrëveshja e huasë me SHBA-në, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestuesit.

Balla tha se marrëveshja prej 302 milionë dollarësh është mbështetja më e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në dekadat e fundit dhe do të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit në kuadër të angazhimeve në NATO.

Fill pas deklaratës për mediat, ku ai mbrojti procedurën e ndjekur për miratimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake, deputeti u largua nga Kuvendi me automjetin e tij.

Në këtë moment, një grup protestuesish e kanë sulmuar me vezë.

Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit ndodheshin në ambientet e xhamisë së Namazgjasë teksa hodhën vezët për tu larguar më pas me shpejtësi. Pas incidentit, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën./Versus.al

 

 

Poll