
Liban- Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit të njëkohshëm të mijëra radio-lidhjeve të ngjashme me “mini celularë” të cilat i përdornin për të komunikuar.
Në total 9 persona mbetën të vdekur dhe 2800 u plagosën nga shpërthimet e ndodhura ditën e djeshme në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit.
Mes mijërave të plagosurve ishte edhe ambasadori iranian në Liban.
Për një ngjarje të tillë, grupi Hezbollah fajësoi Izraelin dhe u zotua se do të hakmerrej.
Video appears to show pager explosion at Lebanon supermarket https://t.co/MUWYJY0ZuS
— BBC News (World) (@BBCWorld) September 17, 2024
Në deklaratën e bërë në orët e para të ditës së sotme, Hezbollah tha se do të vazhdonte "operacionet në mbështetje të Gazës", duke shtuar se kjo ishte "një rrugë e vazhdueshme e ndarë nga çmimi i rëndë që pret armikun në përgjigje të masakrës së tij të martën".

Por si mund të ketë ndodhur shpërthimi i këtyre pajisjeve njëkohësisht?
Sipas mediave të huaja, ka dyshime se grupi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit të quajtura “pagers” të cilat përdoren për të komunikuar në raste të veçanta. Këto pajisje komunikimi dyshohet të jenë manipuluar nga shërbimet sekrete izraelite duke vendosur brenda secilit prej tyre sasi eksplozivësh të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet kodit. Pajisja e përdorur nga anëtarët libanezë të grupit Hezbollah përdorej për të marrë mesazhe nga eprorët apo familjarët. Raportohet se në total u përdorën rreth 30 kg ekploziv i vendosur në mijëra pajisje të tilla. Versus.al







