Një tjetër atentat trondit botën e krimit në Mal të Zi. Marko Ljubiša, i njohur si “Kan” dhe anëtar i njohur i klanit famëkeq “Skaljar”, dega e Budvës, u plagos gjatë një sulmi me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e një hoteli luksoz në Pržno.
Sipas raportimeve të para, ndaj Ljubišës u qëllua disa herë nga fare afër, teksa ndodhej pranë pishinës. Ai mbeti i plagosur lehtë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Risanit, ku mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet filmike të sulmit tregojnë një burrë që afrohet dhe qëllon me armë ndaj Ljubišës, ndërsa burime hetimore pohojnë jozyrtarisht se identiteti i autorit tashmë është i njohur për autoritetet.
Një objektiv i përsëritur i atentateve
Ky nuk është atentati i parë ndaj Ljubiša Kan. Ai ka qenë shënjestër e pesë sulmeve të tjera më parë: në vitin 2009 dhe 2013 në Beograd, dhe në vitin 2019 në Budva, kur u sulmua nga persona të armatosur me kallashnikov. Kan i shpëtoi asaj here, por dy shokët e tij u plagosën rëndë.
Pavarësisht se policia e kishte paralajmëruar dy muaj më parë se jeta e tij ishte në rrezik dhe se ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm nga persona të dyshimtë, Kan nuk ndryshoi lëvizjet e tij dhe frekuentonte ende vendet e zakonshme në rivierën malazeze.
Pas ngjarjes së fundit, policia ka gjetur një fuoristradë të braktisur pranë plazhit Crvena Glavica, që dyshohet se është përdorur nga atentatori për t’u larguar nga vendngjarja. Hetimet janë në vijim, ndërsa pritet që ngjarja të zbardhë më shumë lidhje mes grupeve kriminale rivale që operojnë në rajon.
Pamje të rënda:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

