Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur sot në Izrael ku pritet të mbajë disa takime lidhur me marrëveshjen e paqes në Gaza dhe planin për rindërtimin e enklavës.
Teksa zbriti nga aeroplani presidencial, për të u shtrua tapeti i kuq, ndërsa e prisnin presidenti Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu me bashkëshortet e tyre. Trump pritet të mbajë një fjalim në një seancë të kuvendit të Izraelit përpara se të vazhdojë me një samit rajonal në Egjipt më vonë gjatë ditës.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm Hamasi liroi 7 pengje izraelite, për të vijuar me fazën e dytë ku do të lirohen edhe 13 pengje të tjera, ndërsa Izraeli gjithashtu do të lirojë nga burgjet mijëra të burgosur palestinezë. Versus.al







