Një çift që po vizitonte muzeun Palazzo Maffei në Itali u filmua teksa dëmtonte karrigen e famshme “Van Gogh”—të mbuluar me qindra kristale—përpara syve të habitur të vizitorëve.
Pasi kryen veprimin, çifti u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa stafi e vuri re dëmin vetëm më vonë. Muzeu u bëri thirrje vizitorëve që të respektojnë veprat e artit, që i përkasin trashëgimisë kulturore.
Ngjarja u bë virale, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale ku shkruajnë “Ky mund të jetë makthi i çdo muzeu në botë”.
View this post on Instagram







