BOTA /

VIDEO/ “Vdes kur kam të drejtë”, E bija transgjinore tallet me Elon Musk! Qesh me lot pas zënkave të të atit me Trump

Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka reaguar publikisht ndaj përplasjes së fundit mes të atit dhe Donald Trump, duke mos i kursyer ironitë ndaj miliarderit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Vdes kur kam të drejtë”, E bija transgjinore
E bija e Elon Musk

Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka reaguar publikisht ndaj përplasjes së fundit mes të atit dhe Donald Trump, duke mos i kursyer ironitë ndaj miliarderit.

21-vjeçarja, e cila është larguar prej vitesh nga figura e të atit dhe ka marrë mbiemrin e nënës, postoi në Instagram një video ku shpërthen në të qeshura, pasi më parë shprehet me ironi:
“Nuk dua të komentoj,” – thotë ajo, përpara se të shpërthejë duke qeshur me lot. Videoja shoqërohet me përshkrimin: “Vdes kur kam të drejtë.”

Këto postime vijnë menjëherë pasi Elon Musk deklaroi në rrjetin X (ish-Twitter) se Donald Trump ndodhej në dosjet e FBI-së për Jeffrey Epstein – një deklaratë që tronditi rrjetin:
“Koha për të hedhur bombën e madhe: @realDonaldTrump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike. Kalofsh mirë DJT!” – shkroi Musk.
Më pas ai shtoi: “Mbajeni mend këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të dalë në dritë.”

Përplasja mes Trump dhe Musk nisi pasi ky i fundit dha dorëheqjen muajin e kaluar nga roli i tij si “Punonjës i Posaçëm Qeveritar” në administratën Trump.

Raporti mes Elon Musk dhe vajzës së tij transgjinore, Vivian Jenna Wilson, është i prishur prej vitesh, që prej vendimit të saj për të ndryshuar gjininë dhe për të hequr dorë nga mbiemri Musk. Vivian ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë lidhje me të atin “në asnjë formë”, duke e akuzuar për ideologji të papajtueshme me të. Ironia e saj në rrjete sociale ndaj Musk lidhet pikërisht me këtë konflikt të thellë personal e ideologjik – një vajzë që ndjehet e mohuar nga babai, që tani e sheh atë të rrëzohet publikisht dhe “kënaqet” me faktin që, sipas saj, koha i dha të drejtë. Versus.al

 

Poll