BOTA /

VIDEO/ Veprimi i Elon Musk ‘shkund’ rrjetin, bën përshëndetjen fashiste dy herë radhazi

Ajo që e bën të duket edhe më të qëllimshme përshëndetjen fashiste, është se Elon Musk bëri të njëjtin veprim dy herë radhazi gjatë fjalimit të tij.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Veprimi i Elon Musk ‘shkund’ rrjetin, bën

Multimilarderi Elon Musk ka ngjallur shumë polemika me gjestin e bërë gjatë ditës së djeshme në inagurimin e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë thjesht dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë”, u tha mbështetësve të Trump në Capital One Arena në Uashington, pronari i SpaceX, X dhe Tesla, personi më i pasur në tokë dhe një donator dhe këshilltar i madh i Trump.

Por ajo që shfaqi shumë debate ishte përshëndetja që ai bëri pasi mbajti fjalimin. Musk goditi dorën e djathtë në gjoks me gishtat e shtrirë më pas e ngriti dorën në një diagonale lart, një përshëndetje tipike e fashistëve.

Lidhja Anti-Shpifje (ADL), e cila bën fushatë kundër antisemitizmit, e përkufizon përshëndetjen naziste si "ngritja e krahut të djathtë të shtrirë me pëllëmbën poshtë".

“Zemra ime shkon për ju”, tha Musk, duke e goditur sërish veten në gjoks. “Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e siguruar. Faleminderit për ju. Do të kemi qytete të sigurta, më në fund qytete të sigurta. Kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme. Gjëra bazë. Dhe ne do të çojmë 'Doge' në Mars."- shtoi njeriu më i pasur në botë i cili shihet si një person kyç në qeverisjen e Donald Trump gjatë këtij mandati. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: