BOTA /

VIDEO/ Zbulohet rrjeti i fshehtë i tuneleve nëntokësore prej nga ku presidenti Bashar al-Assad u arratis me familjen

Një rrjet labirint tunelesh ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale theksojnë se ata janë mjaft të gjëra nga ku mund të kalojnë kamionë që trasportojnë ar dhe drogë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zbulohet rrjeti i fshehtë i tuneleve nëntokësore prej nga

Tunelet sekrete nga ku Bashar al-Assad u arratis bashkë me familjen janë zbuluan nga rebelët në pallatin presidencial të gjeneralmajor Maher al-Assad, vëllait të presidentit. 

Maher al-Assad - vëllai i presidentit të rrëzuar dhe i njohur për brutalitetin e tij - ishte gjenerali kryesor i Sirisë dhe drejtonte divizionin e katërt elitar të ushtrisë siriane.

Siç shihet në pamjet, është një rrjet labirint tunelesh me komentuesit që theksojnë se ato janë "mjaft të gjera ku mund të kalojnë dhe kamionët që transportojnë ar dhe drogë.

Sipas rrëfimeve të rebelëve, tunelet kishin sisteme ventilimi, dhoma ndenjeje, dhoma gjumi, brava metalike dhe dyer . 

Presidenti Bashar al-Assad u largua nga Siria pas 13 viteve të luftës civile dhe gjashtë dekadave të sundimit autokratik të familjes së tij.

Udhëheqësi i rrëzuar dhe familja e tij u larguan nga vendi dhe morën azil në Moskë, konfirmuan mediat shtetërore ruse. Megjithatë, fati i vëllait të tij Maher nuk dihet. /Versus.al

 

Poll