BOTA /

Vijon kriza institucionale në Kosovë, dështon seanca e gjashtë për konstituimin e Kuvendit

Që prej 15 prillit, seancat e konsituimit të Kuvendit po dështojnë për shkak se nuk arrihet shumica prej 61 votash për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Shkruar nga Versus

Vijon kriza institucionale në Kosovë, dështon seanca e

Kosovë- Ligjvënësit e zgjedhur me votë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë dështuar për herë të 6-të të zgjedhin kryeparlamentaren dhe nënkryetarët në mënyrë që Kuvendi të konstituohet përfundimisht.

Propozimi i Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu sërish nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme duke dështuar kështu për herë të 4 radhazi që të zgjidhet si kryeparlamentare.

Në secilën herë, ajo ka marrë vetëm 57 vota nga 61 që janë të domosdoshme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij nuk do të heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave dhe kundërshtimeve.

“Kuvendit kemi dashur t’ia japim një kryetare grua. Ky është propozimi ynë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Ai tha se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Haxhiut “janë më shumë taktika sesa ndonjë arsye konkrete”. Murati u bëri thirrje partive të tjera parlamentare për reflektim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: