BOTA /

Vizitë e pazakontë në veri: Kurti takon Bedri Hamzën në Mitrovicë

Ndonëse pas takimit nuk pati deklarata për shtyp nga asnjëra palë, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, sqaroi se qëllimi i bisedimeve ishte diskutimi mbi punën e komunave dhe intensifikimi i bashkëpunimit institucional mes nivelit lokal dhe atij qendror.

Shkruar nga Versus

 

Vizitë e pazakontë në veri: Kurti takon Bedri Hamzën në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi këtë të hënë një takim me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së dhe kryetarin aktual të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza. Takimi u mbajt në zyrat e komunës në Mitrovicë, gjatë një vizite zyrtare të Kurtit në pjesën veriore të vendit.

Ndonëse pas takimit nuk pati deklarata për shtyp nga asnjëra palë, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, sqaroi se qëllimi i bisedimeve ishte diskutimi mbi punën e komunave dhe intensifikimi i bashkëpunimit institucional mes nivelit lokal dhe atij qendror.

Takimi Kurti–Hamza u interpretua nga analistë dhe media si një përpjekje për zbutjen e tensioneve politike dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në një kohë kur vendi përballet me sfida të ndjeshme politike dhe të sigurisë, sidomos në veri.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, Kurti u takua edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ai u shoqërua nga ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ndër veprimtaritë e vizitës ishte edhe përurimi i një stacioni të ri policor në fshatin Izvor, vetëm dy kilometra nga kufiri me Serbinë, një hap që vjen në kuadër të forcimit të pranisë institucionale dhe sigurisë në zonat kufitare. /Versus.al/

Poll