Policia e Nju Jorkut ka paralajmëruar drejtuesit e industrisë private të sigurimeve shëndetësore që të jenë vigjilentë pas zbulimit të një ‘liste objektivash’ që qarkullon në internet pas vrasjes së Brian Thomson, CEO i United Healthcare.
Paralajmërimi gjendet në një ‘buletin’ i cili përmban disa komente në internet për emrat dhe pagat e VIP-ave të tjerë në industrinë e sigurimeve shëndetësore dhe mbi posterat ‘Ëanted’, (të kërkuar) të postuar në vende të ndryshme në Manhatan pas atentatit.
Paralajmërimi vjen pasi një det postimesh në mediat sociale tregojnë se i dyshuari Luigi Mangione mund të shihet si një ‘martir’ që mund të frymëzojë ekstremistët për të vepruar.
Ndërkohë policia e Nju Jorkut bëri të ditur se plumbat e gjetur në skenën e vrasjes së CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, përputhen me armën e sekuestruar nga vrasësi i dyshuar Luigi Mangione.
‘Arma është në laboratorët e NYPD-së dhe ne mundëm ta përputhim atë me tre gëzhoja të gjetura në vendin e vrasjes,’ tha shefja e policisë së Nju Jorkut Jessica Tisch, duke konfirmuar gjithashtu se policia përputhi gjurmët e gishtërinjve të Mangione me ato të gjetura në një shishe me ujë në një lokal pranë vendit të vrasjes.