BOTA /

Zbulimi shokues/ Dhuruesi me gjen kancerogjen, është babai i 197 fëmijëve! Është përdorur dhe nga klinikat në Shqipëri!

Kjo gjendje, e njohur si sindroma Li-Fraumeni, mund të shkaktojë deri në 90% rrezik të zhvillimit të kancerit, duke përfshirë kancer të gjirit, kancer të eshtrave, tumore në tru dhe kancere të fëmijërisë si leukemia.

Shkruar nga Versus

Zbulimi shokues/ Dhuruesi me gjen kancerogjen, është babai i 197

Një hetim ndërkombëtar zbuloi se sperma e një dhuruesi anonim, i cili filloi të dhuronte që nga viti 2005, përmbante një mutacion të rrezikshëm në gjenin TP53, i cili mund të çojë në zhvillimin e kancerit tek fëmijët e ngjizur me këtë spermë.

Mutacioni ndodhet në rreth 20% të spermës së dhuruesit, ndërsa çdo fëmijë i lindur nga spermë e prekur do të ketë mutacionin në çdo qelizë të trupit të tij.

Kjo gjendje, e njohur si sindroma Li-Fraumeni, mund të shkaktojë deri në 90% rrezik të zhvillimit të kancerit, duke përfshirë kancer të gjirit, kancer të eshtrave, tumore në tru dhe kancere të fëmijërisë si leukemia.

Sperma e dhuruesit u përdor nga 67 klinika fertiliteti në 14 vende europiane, përfshirë Belgjikën, Danimarkën, Spanjën, Shqipërinë dhe disa vende të tjera.

Sipas të dhënave, të paktën 197 fëmijë janë lindur nga ky dhurues, disa prej të cilëve tashmë kanë zhvilluar kancer dhe disa kanë vdekur.

Autoritetet daneze kanë njoftuar autoritetet britanike për gratë që udhëtuan në Danimarkë për trajtim fertiliteti me këtë spermë.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ligj ndërkombëtar që të kufizojë sa herë mund të përdoret sperma e një dhuruesi, dhe disa vende kanë shkelur limitet e lejuara.

Ata rekomandojnë përdorimin e klinikave të licencuara dhe kontrollimin e përdorimeve të mëparshme të dhuruesit, ndërsa familjet e prekura duhet të monitorojnë shëndetin e fëmijëve me kujdes të veçantë.

Ky rast ka rritur shqetësime mbi kufizimet për dhuruesit e spermës dhe mbi ndikimet sociale dhe psikologjike për fëmijët që kanë qindra gjysmë-vëllezër dhe motra./Marrë pjesërisht nga BBC

Poll