Në testamentin e fundit Papa Francsesku ka shkruar se kërkon që ai të prehet në krahun anësor mes Kishës Pauline (Kapelës së Salus Populi Romani) dhe Kapelës së Sforzës të Bazilikës.
Po ashtu Ati i Shenjtë ka kërkuar që varri i tij të jetë i thjeshtë.
Testamenti i Papa Fanceskut:
Në emër të Shën Trinisë më të Shenjtë. Amen.
Ndërsa ndiej afërsinë e perëndimit të jetës time tokësore, dhe me shpresë të fortë në jetën e përjetshme, dëshiroj t’i shpreh dëshirat e mia të fundit, vetëm sa i përket vendvarrimit tim.
Gjatë tërë jetës sime dhe gjatë shërbesës sime si prift dhe ipeshkëv, kam besuar gjithmonë në Nënën e Zotit, Shën Mërinë e Bekuar. Për këtë arsye, kërkoj që mbetjet e mia trupore të prehen - duke pritur Ditën e Ringjalljes - në Bazilikën Papnore të Shën Mërisë së Madhe.
Dëshiroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtore të lashtë mariane, ku gjithmonë kam shkuar për të lutur në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik, duke ia besuar me besim qëllimet e mia Nënës së Pashoqe, dhe duke i dhënë falënderime për kujdesin e saj të butë dhe matern.
Kërkoj që varri im të përgatitet në hapësirën e varrimit në krahun anësor mes Kishës Pauline (Kapelës së Salus Populi Romani) dhe Kapelës së Sforzës të Bazilikës, ashtu siç tregohet në planin e bashkangjitur.
Varrimi duhet të jetë në tokë; i thjeshtë, pa zbukurime të veçanta, dhe të mbajë vetëm mbishkrimin: ‘Franciscus’.
Kostoja e përgatitjes së varrit do të mbulohet nga një shumë e siguruar nga një donator, të cilën e kam rregulluar të transferohet në Bazilikën Papnore të Shën Mërisë së Madhe. Kam dhënë udhëzimet e nevojshme për këtë tek Kardinali Rolandas Makrickas, Komisioneri Jashtëzakonshëm i Bazilikës Libere.
Zoti u dhëntë një shpërblim të denjë të gjithë atyre që më donin dhe që vazhdojnë të lutën për mua. Dhimbja që ka shoqëruar pjesën e fundit të jetës sime, ia ofroj Zotit, për paqe në botë dhe për vëllazëri ndërmjet popujve.
29 qershor, 2022 /Versus.al/








