
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë detajet e para nga takimi me dyer të mbyllura me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në Telegram, Zelensky bëri të ditur se takimi ishte pozitiv dhe se bisedimet u përqendruan te forcimi i mbrojtjes së Ukrainës dhe ndihma që SHBA mund t’i ofrojë Kievit për sistemet mbrojtëse kundër raketave.
“Unë dhe Presidenti diskutuam licencat për prodhimin e raketave interceptuese Patriot dhe disa ide të tjera që mund të ndihmojnë”, shkroi Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, dy vendet do të vijojnë komunikimin për hapat e ardhshëm, ndërsa ai falënderoi SHBA-të për “mbështetjen e fortë” ndaj Ukrainës.
Takimi mes Zelenskyt dhe Trumpit zhvillohet në një moment kritik për Ukrainën, e cila po kërkon forcimin e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të vazhdueshme ruse me raketa dhe dronë./Versus.al

