BOTA /

Zelensky zbardh takimin "e ftohtë" me Donald Trump: Më bëri shumë pyetje

Ndryshe nga sa pritej, Zelensky e përshkroi takimin me Trump si tepër produktiv por pranoi se i ishin bërë shumë pyetje.

Shkruar nga Versus

Zelensky zbardh takimin "e ftohtë" me Donald Trump: Më

Janë zbardhur detaje nga takimi që pati të premten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me kandidatin presidencial të SHBA-ve, Donald Trump, takim i cili u përshkrua nga mediat si “i ftohtë” duke marrë parasysh edhe kritikat e ish-presidentit ndaj Zelenskyt.

Ky i fundit e përshkroi takimin si shumë produktiv duke thënë se Trump ndan të njëjtën ide me të për të ndaluar luftën në Ukrainë.

“Kam pasur një takim shumë produktiv me Donald Trump. I paraqita atij Planin tonë të Fitores dhe ne shqyrtuam tërësisht situatën në Ukrainë dhe pasojat e luftës për popullin tonë. U diskutuan shumë detaje. I jam mirënjohës për këtë takim. Nevojitet një paqe e drejtë. Ne ndajmë pikëpamjen e përbashkët se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. Putini nuk mund të fitojë. Ukrainasit duhet të mbizotërojnë.”- shkroi Zelensky në rrjetin social X. Ndërsa gjatë intervistës së dhënë për Fox News, presidenti ukrainas tha se Trump i kishte bërë shumë pyetje lidhur me situatën në terren ku po luftohet mes ushtrive. 

Nga ana tjetër, Trump tha për mediat se në takimin që kishte patur me Zelenskyn e kishte siguruar se nëse zgjidhej president i SHBA-ve, do t’i jepte fund luftës në Ukrainë shumë shpejt, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Tashmë, presidenti ukrainas po kthehet në Kiev pasi u paraqiti kandidatëve presidencialë dhe presidentit Joe Biden “planin e fitores” për të mposhtur Rusinë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: