Tiranë- Policia ka arrestuar 33 vjeçarin Kataldo Bllaci i cili akuzohet se ditën e djeshme ka përplasur me makinë punonjësin e policisë S.Gj 63 vjeç, teksa ky i fundit po qarkullonte me biçikletë pas mbylljes së orarit të punës.
I riu pas ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërsa policia pas ndjekjes ka zbuluar se mjeti po drejtohej nga shoku i tij 37 vjeçari G.K i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë ndërsa 33 vjeçari që drejtonte mjetin në momentin e aksidentit, u arrestua.
Ndërsa gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe sekuestrua edhe një sasi kokaine. Efektivi mori ndihmën mjekësore në spial dhe më pas u dërgua në banesë ku ndodhet në gjendje të mirë. Versus.al