AKTUALITET /

Moti i keq në vend, probleme në disa zona! IGJEUM: Kujdes në orët në vijim, këto qytete rrezikohen

Shkruar nga Versus
Moti i keq në vend, probleme në disa zona! IGJEUM: Kujdes në
Foto nga Durrësi

Gjatë ditës së sotme pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë me shkarkesa elektrike. Për pasojë në disa zona të Durrësit dhe Vlorës pati shumë vështirësi në qarkullim.

Në Durrës, në zonën e Plepave disa pemë janë rrëzuar duke bllokuar një anë të rrugës kryesore.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, shtrëngatat mund të krijojnë probleme si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve, sidomos në qarqet Durrës, Shkodër apo Lezhë.

Era e fortë parashikohet të vijojë edhe në orët në vijim të kësaj të shtune dhe gjatë natës, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa të dielën parashikohet të ulet intensiteti i saj dhe do jetë kryesisht një erë e lehtë deri mesatare.

Ndërkohë që reshjet e shiut gjatë të dielës parashikohet të jenë të dobëta në të gjitha qarqet. Për shkak të reshjeve dhe lagështisë në ajër temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë.

Sipas IGJEO, vlerat të dielën do të arrijnë në 20 gardë Celsius në zonat e ulëta ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gardë Celsius në zonat malore. Versus.al

Poll