MAGAZINË /

"Mozës do i bëj gropën", poetja përplaset me Zhakun: Ke dalë me partnerin tim, s'jemi mikesha

Mimoza Ahmeti tha se me Zhakun nuk kishte miqësi dhe se nuk mbante mend kur e kishin pirë kafen e fundit bashkë.

Shkruar nga Versus

"Mozës do i bëj gropën", poetja përplaset me

Mbrëmjen e djeshme Mimoza Ahmeti dhe Zhaku u përplasën ashpër pas deklaratave të bëra më herët lidhur me raportin e tyre të miqësisë, për të cilin poetja tha se nuk ekziston. 

Nga ana e saj, Zhaku ka “shpërthyer” me tone të forta, duke deklaruar se, megjithëse në fillim kishte shprehur mbështetje për Mozën, tani qëndrimi i saj ka ndryshuar rrënjësisht. Ajo është shprehur se poetja, sipas saj, është “ulur” në publik, madje duke shtuar edhe një deklaratë të ashpër: “Mozës do i bëj gropën”.

Ndërkohë shkrimtarja pasi tha se raporti mes tyre nuk kishte ekzistuar kurrë, shkoi më tej duke u shprehur se Zhaku ka dalë me partnerin e saj.

“S’kemi qenë mike. Me Zhakun kam tentuar të bëj një album në vitin 2000, por ajo u tërhoq dhe unë e bëra vetë. Nuk kemi pasur një lidhje konstante. Të kesh një shoqe… nuk janë shkëputje 15-vjeçare dhe ti del me partnerin e saj,” u shpreh Ahmeti, duke nënvizuar se nuk mban mend as kur kanë pirë kafen e fundit bashkë. Versus.al

Poll