
Shqipëria do të përfaqësohet mbrëmjen e sotme nga Alis Kallaçi në finalen e Eurovisionit 2026. Në garë për vendin e parë janë 25 shtete, ndërsa mbrëmja do të hapet nga performanca e Danimarkës.
Alis do të performojë i pesti, ndërsa në fund do të performojë Austria, vendi mikpritës i kompeticionit për këtë vit. Këngëtari shqiptar elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale duke e bërë këngën ‘Nan’ më të klikuarën.
Renditja e shteteve në natën finale:
Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Gjermani: Sarah Engels – Fire
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Shqipëri: Alis – Nân
Greqi: Akylas – Ferto
Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
Australi: Delta Goodrem – Eclipse
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Maltë: AIDAN – Bella
Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
Bullgari: DARA – Bangaranga
Kroaci: LELEK – Andromeda
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Francë: Monroe – Regarde!
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Poloni: ALICJA – Pray
Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
Suedi: FELICIA – My System
Qipro: Antigoni – JALLA
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
Rumani: Alexandra C?pit?nescu – Choke Me
Austri: COSMÓ – Tanzschein
Për këngën e preferuar në Eurovision, mund të votohet deri në 10 herë. Versus.al

