Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në makinën e familjes së tij, e parkuar nën diellin përvëlues.
I mituri, Danir, me origjinë moldave, u shtrua fillimisht në repartin e terapisë intensive në spitalin Santissima Annunziata në Sassari. Më pas, më 8 gusht, u transportua me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë, ku, fatkeqësisht, ndërroi jetëa, sipas medias vendase.
Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim nga Karabinieria, dhe edhe pse dyshohet për goditje nga i nxehti (heatstroke), shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është konfirmuar. Dosja e hetimeve tashmë i është kaluar Prokurorisë Publike të Romës.
Sipas asaj që është mësuar, pasditen e së mërkurës, vogëlushi kishte përfituar nga një moment pakujdesie i prindërve të tij për të dalë nga shtëpia. Pasi panë që fëmija mungonte, prindërit filluan menjëherë kërkimet dhe e gjetën atë pa ndjenja brenda makinës së tyre, e cila ishte parkuar në diellin përvëlues.
Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur edhe një herë shqetësime mbi sigurinë e fëmijëve gjatë periudhave të nxehta të verës.







