BOTA /

Zgjedhjet në Gjermani/ Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve

Votuesit vendosën. Parashikimet fillestare për zgjedhjet federale 2025 bazuar në sondazhet paszgjedhore tregojnë se Gjermania gjendet para një ndryshimi të qeverisë.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet në Gjermani/ Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe
Friedrich Merz CDU dhe Markus Soeder (CSU) gëzojnë për fitoren

Zgjedhjet federale 2025 - prognozat e para

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, dhe gjithashtu edhe humbje në zgjedhje”, tha kandidati i SPD-së për kancelar pas prognozave të para
pas mbylljes së qedrave të votimit.

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë shumicën e votave, e ndjekur nga AfD-ja me rreth 19.5 për qind. Kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Kurse për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW) nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind.

Këto janë parashikimet më të fundit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të përditësuara në kohë reale./DW

Zgjedhjet në Gjermani/ Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: