Donald Trump ka deklaruar se do të flasë me Vladimir Putinin të hënën, pasuar nga një bisedë me Volodymyr Zelenskyn.
Biseda e tij telefonike me liderin rus do të trajtojë vdekjet e shumta që po ndodhin në luftën Rusi-Ukrainë, shkruan skynews.
“Do të flas në telefon me presidentin rus Vladimir Putin të hënën në ora 10:00. Subjekt i thirrjes do të jetë ndalimi i vdekjeve”, shkroi Trump në Truth Social.
“Pastaj do të flas me presidentin Zelensky të Ukrainës dhe anëtarë të ndryshëm të NATO-s”, tha ai.
“Shpresojmë që do të jetë një ditë produktive, të bëhet një armëpushim dhe kjo luftë që nuk duhej të ndodhte kurrë, të përfundojë”, vazhdoi presidenti amerikan.
“Zoti na bekoftë të gjithëve.”, shtoi Trump







