AKTUALITET /

Denoncim i rëndë nga burgu i Reçit: 26-vjeçari dhunohet dy herë nga 10 policë, përfundon në izolim

Sipas pretendimeve, i riu ka pësuar goditje në brinjë, stomak dhe kokë; herën e parë arriti të njoftojë familjen, por pas kësaj u dhunua sërish si “ndëshkim”, duke u dërguar në izolim pa ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Shkruar nga Versus
Denoncim i rëndë nga burgu i Reçit: 26-vjeçari dhunohet
Foto ilustruese

Familjarët e 26-vjeçarit R.Z., i dënuar në Institutin e Ekzekutimit të Dënimeve të Paraprirëse (IEVP) Reç në Malësinë e Madhe, kanë denoncuar dhunë të rëndë fizike ndaj tij nga rreth 10 punonjës policie, për herë të dytë.

Sipas pretendimeve, i riu ka pësuar goditje në brinjë, stomak dhe kokë; herën e parë arriti të njoftojë familjen, por pas kësaj u dhunua sërish si “ndëshkim”, duke u dërguar në izolim pa ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Në denoncimin për JOQ e afërmja e të burgosurit thotë se disponojnë dëshmitarë që kanë parë shenjat e dukshme, ndërsa një oficer ka mohuar: “Askush nuk e ka dhunuar”.

Denoncimi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:

"Përshëndetje! Si jeni? Doja t'ju kontaktoja për një rast urgjent në burgun e Reçit. Një i burgosur është dhunuar fizikisht nga 10 punonjës policie dy herë.

Herën e parë, pasi kontaktoi familjen e tij për dhunën fizike, e kanë dhunuar përsëri sepse kishte njoftuar familjen dhe e kanë dërguar në izolim. Nuk kemi asnjë lloj kontakti me të se si është gjendja e tij. Ju lutem, më ndihmoni sa më shpejt të jetë e mundur që të dimë të paktën gjendjen e tij.

Herën e parë na njoftoi ai vetë dhe na tha që e kishin dhunuar fizikisht 10 policë. Pastaj na mori në telefon një shok i tij dhe na tha se e kanë dhunuar përsëri sepse kishte njoftuar familjen, dhe e kanë dërguar në izolim krahësh. E kanë goditur në brinjë, stomak dhe kokë. Tashmë nuk kemi më asnjë informacion për gjendjen e tij.

Kemi folur me një oficer dhe na ka thënë që nuk e ka dhunuar askush, por ne kemi dëshmitarë që ka shenja dhune fizike.
Inicialet e të dënuarit: R.Z. Mosha: 26 vjeç"/Versus.al

Poll