
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në fshatin Palasë të Himarës, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në kantier.
Sipas informacionit paraprak, Elidon Pashaj, 26 vjeç, gjatë manovrave me mjetin fadromë në kantier, ka aksidentuar Kreshnik Haska, 45 vjeç, gjithashtu punëtor në të njëjtin vend pune.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 45 vjeçatri ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Autoritetet kanë shoqëruar menjëherë 26 vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes./Versus.al

