POLITIKË /

Berisha: Salianji e ka përjashtuar veten nga PD, mbrojtja e interesave private nuk lidhet me partinë

Kreu i PD-së u referua te neni 24 i statutit të partisë, i cili sipas tij lejon përjashtimin e anëtarëve që shkelin rregullat e partisë, me miratimin e forumeve përkatëse.

Shkruar nga Versus
Berisha: Salianji e ka përjashtuar veten nga PD, mbrojtja e interesave
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, ka komentuar përplasjet e fundit me ish-deputetin Ervin Salianji, duke theksuar se ai e ka vetëpërjashtuar veten nga partia.

Berisha akuzoi Salianjin se mbron interesa private dhe të paligjshme, të cilat, sipas tij, janë të dokumentuara.

Kreu i PD-së u referua te neni 24 i statutit të partisë, i cili sipas tij lejon përjashtimin e anëtarëve që shkelin rregullat e partisë, me miratimin e forumeve përkatëse.

Duke iu përgjigjur qytetarëve, Berisha theksoi se ndarja e PD-së nga individë si Salianji nuk e dobëson partinë, por përkundrazi e forcon atë. Ai paralajmëroi gjithashtu “spastrime” në parti kundër atyre që punojnë për interesat e kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e Berishës: Salianjit t’i përgjigjeni si një njeri që ka përjashtuar veten nga PD. I dashur Arbër, as ti, as unë dhe asnjë njeri, asnjë njeri, nuk është përgjegjës për aktet e paligjshme ndaj atyre që janë përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme. Ndaj atyre që mbrojnë interesa të paligjshme. Nuk ka asnjë përgjegjësi. Ndaj dhe u garantoj që ai ka vetëm interesa private, strikt private, të faktuara me dokumente, ndaj dhe i është thënë anëtarësisë se ai zotëria ka përjashtuar veten nga PD. Kemi një nen ne, neni 24 i statutit, kur kapesh në shkelje flagrante të tij, dhe të detyrojnë pastaj të shëtisësh poshtë e përpjetë, ajo është veprimtari private e jotja, nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Kjo është përgjigjia ime për ju dhe çdo demokrat. Mos harroni një gjë, opozitarizmi është i vështirë, nuk është i thjeshtë, dhe të mos mendojë kush se ndarja me këta njerëz, e dëmton PD-në. U garantoj se e forcon. A e patë tjetrin? Disa vrapojnë drejtora, disa vrapojnë andej, nuk na duhen ne këta Arbër, ata janë mish i huaj në opozitë. Ata nuk janë opozitarë, janë pseudoopozitarë. Ne duhet të qëndrojmë parti e hapur pa asnjë mëdyshje, por kurë ndaj atyre që interesave të tyre personale përpiqen të shfrytëzojnë partinë për të avancuar interesa të paligjshme apo veprimtari në shkelje të rënda të ligjeve. Jo, atë nuk e bëjmë ne. Nuk jemi ne avoketër. Ne jemi parti e shtetit ligjor dhe i qëndrojmë asaj. /Versus.al

Poll