POLITIKË /

Balla sqaron deklaratën për “0900”: Nuk ishte fyerje ndaj Vokshit, kërkoj ndjesë nëse është keqkuptuar

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, sqaroi se përmendja e numrit “0900” në Kuvend nuk kishte për qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi, por i referohej një numri informues të BE-së. Ai kërkoi ndjesë nëse deklarata është keqkuptuar dhe ka shkaktuar shqetësim.

Shkruar nga Versus

Balla sqaron deklaratën për “0900”: Nuk ishte fyerje ndaj

Pas debatit të tensionuar në Kuvend me deputetin Klevis Balliu dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sqaruar se përmendja e numrit “0900” nuk kishte për qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se bëhej fjalë për një numër telefonik informues të Bashkimit Evropian, përmes të cilit qytetarët mund të marrin informacion mbi vendimmarrjen e BE-së.

“Bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Nuk ka lidhje me asnjë fyerje. Nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, i kërkoj ndjesë,” u shpreh ai.

Balla shtoi se deklarata e tij ishte bërë në kontekstin e diskutimit për reformat që lidhen me BE-në dhe akuzoi opozitën se po e përdor situatën për të nxitur tensione dhe protesta.

"Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer",- tha Balla./Versus.al

Poll