Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot librin e tij me titull “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e fjalimeve të mbajtura gjatë iftareve që ai ka organizuar gjatë viteve në funksionin e tij publik.
Gjatë prezantimit, Rama theksoi rëndësinë e iftarit si një moment të veçantë që bashkon njerëz nga rrugë të ndryshme të jetës dhe besime të ndryshme fetare. Ai shprehu mirënjohjen për miqtë myslimanë që e kanë frymëzuar të përmbledhë këto fjalime në një libër dhe përvojën që i ka pasuruar qasjen ndaj fjalës dhe kulturës islame.
Kryeministri gjithashtu foli për iniciativat kulturore që lidhen me trashëgiminë fetare në Shqipëri, përfshirë projektin për ngritjen e Muzeut të Artit Islam në ish-sarajet e Toptanëve pranë kalasë së Tiranës dhe muzeun “Besa”, që do të theksojë marrëdhëniet historike me komunitetin hebre dhe do të sjellë kulturën hebraike në jetën publike.
Rama falënderoi gjithashtu autorët e parathënieve të librit: përfaqësuesin e kurorës së Emiratëve të Bashkuara, Shehikun Abdullah Bin Zayed, dhe profesorin që shkroi pasthënien, duke theksuar se libri synon të ndihmojë njerëzit të shohin fenë përtej paragjykimeve dhe stereotipeve.
Në këtë promovim, kryeministri nënvizoi se bashkëjetesa fetare dhe respekti për kulturat e ndryshme përbëjnë një thesar kulturash që Shqipëria ka për detyrë ta ruajë dhe ta çojë përpara.
Edi Rama: Besoj që edhe vet përbërja e listës së të ftuarve e reflekton atë ndrojtjen time për ta nxjerrë në dritë këtë libër që në fakt është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, të cilat kam patur privilegjin ti organizoj në funksionin që kam, duke ccelur një traditë për sa i përketë funksionit tim që është shkon sipas meje përjtej sofrës së atyre që argjërojnë.
Pasi për mua edhe gjithmonë e më shumë edhe si rezultat i kësaj experience, sofra e iftarit është një moment i bukur për të bashkuar njerëz që vijnë jo vetëm nga rrugë të ndryshme të jetës por edhe nga ana e besimeve të tyre, dhe kanë qënë shtysa e disa miqve myslimanë, që argjërojnë që ti përmblidhja këto fjalë në këtë libër.
E thashë dhe më parë që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste Arlinda e kishte gati librin përpara panairit të librit, por nuk ia dhashë dritën jeshile për ta nxjherrë në panair sepse vetvetou do krijohej një tërheqje e pa merituar për gjithë ata autorë të tjerë që e kanë panairin një moment të rëndësishëm.
Për mua fjalëgëdhëndësi i fundit i mbetur në bulevardin e Tiranës, është këtu sot me ne Aurel Gasari, dëshmi e faktit që sofra e iftarit na bën bashkë, përtej vijave që na ndajnë në bulevard.
Nuk dua të flas më gjatë kam shumë respekt edhe jam mirënjohës pë rata miq që i kam rrotull që e praktikohjnë këtë fe por edhe eksperiencës së këtyre iftarëve që më ka pasuruar dhe më ka nxitur që t ëhy pak më thellë në qasjen në fjalën, në kulturën e islamit.
Dhe besoj që përtej atij sloganit që ne e përsërisim shpesh të bashkëjetesës fetare janë në fakt një thesar kulturash që vijnë nga feja këtu tek ne dhe që meritojnë të kenë përkushtimindhe admirimin tonë.
Falë gjithë këtyre që thash mund të ndihmien njerëzit që ta shohin fenë përtej paragjykimeve dhe steriotipeve që janë gjëja më e rrezikshme sidomos kur fkitet për islamin.
Ka qënë kënaqësi dhe jam ndjerë i përkëdhelur nga fati i detyrës që mu dha mundësia të njoh Besnikun, ai është një njeri që e ndjek fenë islame por edhe e ligjëron në universitet Tunbinghen.
Jemi njohur përmes punës së një fondacioni shumë të bukur që është i themeluar në Shqipëri i quajtur Konak, janë në grup që bëjnë përpjekje për të koleksionuar artefaktet e kulturës islame dhe basjkarisht kemi një projekt shumë të bukur është ideja e tyre por projekti është i përbashkët për të ngritur edhe muzeun e artit islam në shqipëri, ne nuk e kemi fatkeqësisht.
Do të ngrihet tek ish sarajet e famshme të Toptanëve pranë kalasë së Tiranës mgjitur me parlamnentin dhe po në atë oaz do të ngrihet edhe muzeu tjetër “Besa” që do ti bëjë jehonë marrëdhënies tonë me hebrjtë dhe që do të sjellë në jetënm tonë kulturën hebraike.
Për tu ktyer të libri i jam shumë mirënjohës profesorit që pranoi ta shruante një pasthënie, parathenien e ka shkruar një përfaqësues i kurorës së emirateve të bashkuara, Shehiku Abdullah Bin Zayed, dhe pastaj pasthenien e ka shkruar profesori./Versus.al

